Mbas kërkesës së qeverisë për një tjetër kredi prej 40 milionë euro në funksion të ndërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës ka reaguar ish-deputeti i Durrësit, Igli Cara.
Më poshtë reagimi:
Para shtesë për hekurudhën?!
Do të duhen, as më shumë e as më pak, se 40 milionë euro të tjera kredi për linjën Tiranë – Durrës.
Asnjë habi!
Çdo projekt i Rama & CO mbetet gjithmonë në mes të rrugës, pasi sa hap e mbyll sytë, i rriten kostot.
Të jenë bërë gabim llogaritë?!
Deri kur të përfundojë dhe nuk dihet se kur, kostot do të vazhdojnë të rriten pambarisht, duke u kthyer në borxhe për shqiptarët që prej vitesh presin të rikthehen udhëtimet me tren.
Deri më tani në fund të tunelit nuk ka dritë!

