Mos më ik sonte,
Të pimë nga një gotë të dy.
Të ndizemi, qajmë e qeshim,
Më shumë qamë për pamjen që na rrethon!
Ishte ftohtë sot,
Më pak se dje, me siguri më shumë nesër!
Më kujtohet fëmijëria ime,
Lumi, kodra e zabelit, dhimbja!
Çdo natë me ty në ëndërr,
Kërkojmë lirinë,
Në pellgjet e komerceve,
Këmbët më çalen më shumë!
Ti je sikur dielli i mëngjeseve të verës,
Me plot bulza vese.
Si një perëndeshë besimi,
Më ngop me frymë sytë shpirtit!
Nuk u bëra kurrë trim të hakmerresha,
Dobësi që ma dha Zoti,
Fala shumë hipokritë, më shumë budallenjtë.
Ah budallenjtë kanë vënë gjyra!
Nesër mbrëma takohemi përsëri,
Në fundin e cigares së tretë.
Aty të harrojmë dhimbjet,
Përveç ngjyrave të fshatit tonë!
6 Janar 2025

