I kish marrë lajmet e shtëpisë
fajin tim fëminor, e dinte,
Kur ulej ngadalë në divanin e vjetër me një gotëz raki.
Në heshtjen e babait dëgjoja zhurmat e nënës
E në zhurmat e nënës ndjeja heshtjen e tij.
Pa më prekur, pa folur,
pa më parë në sy
më fshikullonte me “kamzhikun” e tij lyer me mirësi.
Dhe pse fajin, nën çadër nëne, mbuloja .
Akullsinë e vështrimeve të tij, ëndërroja,
Ti afrohesha vetëm pak,
e s’doja tjetër,
Madje aroma e duhanit përzier me raki më e mira e botës, do më dukej
Se, e dija që aty rrotull do ngjizej falja ime,
Mjaftonte veç një çast
një çast i rrallë,
Me dy krahë të hapur,
E një botë të mbyllur
E pastaj….
Eh pastaj, një mrekulli,
një përqafim i ngrohtë, babai,
Dhe, vitet ndalnin, si magji
I vetmi çast kur kuptoja,
Sa bukur është të mbetesh fëmi.

