Këshilli i Ministrave caktoi sot datën 3 janar pushim zyrtar.
Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore ”, thuhet në vendimin e qeverisë.

