DEKLARATE
Hasan Cani, drejtues i Departamentit të Pyjeve dhe Kullotave-PD
Krahas prerjeve të paligjshme të pyjeve, ndryshimit pa kriter i formës përdorimit të territorit te pyjeve/kullotave dhe Zonave te Mbrojtura me VKM, nga pyll apo me Status Zonë e Mbrojtur, në sipërfaqe të betonuar, të zjarreve që gjatë vitit 2024 shkrumbuan 40 mijë ha, të pandalura janë edhe fondet e shpenzuara për studime dhe investime në pyje/kullota dhe Zona të Mbrojtura. Këto strudime janë kryer dhe po kryhen nga disa subjekte të preferuara të qeverisë qendrore dhe atyre lokale dhe produkti i tyre është zero.
Kështu nga viti 2017 deri në vitin 2024 janë dhanë miliona Euro për studime dhe investime në pyje/kullota dhe Zona të Mbrojtura:
– fondet grante të financuara për projekte në pyje kullota dhe zonat e mbrojtura 2015 – 2020 në vlerën 45 074 683.93 Euro.
– tenderat e zhvilluara për hartim projektesh betonimi në ZM për vitin 2023 në vlerën 7.3 milion euro.
– tenderat e zhvilluara për investime në ZM për vitin 2024 në vlerën 50 milion euro
Të gjitha studimet për hartim plane mbarështimi bëhen nga 2-3 subjekte të lidhur me strukturat e Ministrisë. Deri me sot janë hartuar rreth 90 PMPK dhe miratuar nga ministria. Vlera për hartimin e këtyre planeve të mbarështimit për pyje e kalon shumën e 5 milion eurove. Produkti që rezulton nga këto studime pothuajse është i pa vlerë, sepse këto studime nuk realizohen duke marrë të dhënat në terren, por kopjohen nga studimet e vjetra.
Asnjë nga këto studime hartuar nga këto subjekte dhe miratuar nga ministria, nuk është i përditësuar në kadastrën e fondit pyjor/kullosor kombëtare.
Nuk ka asnjë monitorim në lidhje me hartimin e tyre nga strukturat e Ministrisë dhe miratimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.
Është e pamundur dhe e papranueshme që një subjekt të realizojë hartimin e 2-3 apo 4 plane mbarështimit brenda një viti apo 2 vitesh.
Ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të fillojnë menjëherë hetimet mbi shpërdorimin e miliona euro fonde të taksapaguesve shqiptarë.
PD do të denoncojë cdo shkelje ligjore dhe shpërdorim fondesh në fushën e pyjeve kullotave dhe Zonave të Mbrojtura, për të vënë para drejtësisë të gjithë abuzuesit.

