NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Nesti Angoni
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Nesti Angoni

Neutrale
Last updated: 2024/12/28 at 10:16 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në vendin ku shartohet djathi me dardhë dhe ku rregullisht mbetet mushka me barrë, u lind legjenda e radhës.

Ashtu si të gjithë mitet e mëdha, ekzistenca e saj nuk lidhet me fakte, por me aftësinë unike për të sajuar e besuar në sajesë me entuziazmin e fëmijës që shtrëngon fort në gjoks dhuratën e Babagjyshit.

Siç do të thoshte Yuval Harari, jemi bërë njësha për t’u bërë njësh rreth një miti.

N.A. është kryevepra më e fundit. Është kqyrur me imtësi regjistri i gjendjes civile dhe rezulton se nuk ka as certifikatë lindje as certifikatë vdekje. Nuk ka as llogari në TikTok sepse ndryshe TikTok do të ishte mbyllur pa paralajmërim.

Por Ai ekziston kudo dhe askund. Është po aq real sa bitcoin dhe po aq mitik sa drejtësia.
Gjurmët e gishtërinjve të tij nuk gjenden askund, por ai lë njolla në çdo fletë akuze.

Mosekzistenca është forca më e madhe e tij. Asnjë urdhër ndalimi nuk e ndal dot në kufi dhe asnjë gjykatë nuk e dënon sepse deri më sot askush nuk ka dënuar halucinacionet kolektive. Megjithatë, mu si bitcoin, fuqia e Tij rritet në raport me besimin që investojnë te ai prokurorët, gazetarët dhe politikanet.

Në kafenetë e kryeqytetit, në debatet e mbrëmjes dhe në rrjete sociale nuk flitet më për asgjë tjetër veçse për atë. U harrua miti i gjallë Parashqevi. Patronazhistë që dinë gjithçka për gjithkënd janë zënë gafil.

Tani mbeten pyetjet.

A është Ai një përrallë e krijuar nga SPAK, apo një figurë hyjnore, që mishëron çdo mëkat që shqiptarët duan ta shohin të ndëshkuar?

Si është e mundur që Ai arriti atë që nuk ka mund të arrijë as premtimi më i madh elektoral, vëmendjen e të gjithëve?

Si gjithnjë për pyetjet e mëdha kemi ekspertët dhe analistë.
“Ai është dëshmi e gjenialitetit të Akuzës,” tha një ekspert i njohur në programin e përnatshëm “Na”.
“Ai vërtet nuk ecën mes nesh, nuk e ka parë askush, por është meritë e madhe e prokurorëve të SPAK që e kanë marrë në pyetje. Ndoshta dhe ka shumë mundësi që e kanë bërë me një aparat izraelit që është sekret që e dinë vetëm dy persona.”
“Unë parashikoj një gjë tjetër, tha një tjetër analist i njohur për përcjelljen në opinion të gjërave që vetëm ai mund të shohë: “shumë shpejt te ushtari i panjohur, do të ngrihet monumenti i denoncuesit të panjohur. Aty do të bëhen homazhe ditën e drejtësisë”

Pas sqarimeve të emisioneve të mbrëmjes, mjegulla nis dhe largohet: Ai nuk është person. Ai është monument i kapacitetit tonë të jashtëzakonshëm për të besuar dikë që nuk ekziston as në regjistra, por që arrin të regjistrojë procedim dhe regjistrohet në mendjen tonë duke ngjallur ngazëllim e përçmim.

Ai është dëshmia që e kemi me të lehtë të bëjmë zhurmë rreth fantazmës sesa të përballemi me heshtjen para së vërtetës lakuriqe.

Aii është legjendë. Për të, si për të gjithë legjendat do të flasin të gjithë, por askush nuk do ta shohë. As prokurorët.

Neutrale December 28, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?