Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit përsëri mëngjesin e sotëm në SPAK.
Mësohet se Veliaj do të japë deklarime në lidhje me hetimin e rregjistuar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Hetimet po ndiqen nga prokurori Ols Dado.
Simbas raportimeve mediatike, SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.
Gjithashtu për Veliaj ka çështje të hapura lidhur me bashkëshorten e tij dhe aktivitetin e të vëllait.
Kujtojmë se një tjetër dosje e rëndë që ka lidhje me kryebashkiakun e Tiranës është edhe afera “5D”
Kryebashkiaku Veliaj thirret përsëri në SPAK. Disa akuza të rënda aferash korruptive rëndojnë mbi të dhe familjarët e tij
Leave a comment
Leave a comment

