Fatkeqësisht, mjeku Vanion Cinari që u plagos mbrëmjen e djeshme në aksident nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Kujtojmë se Cinari ishte mjek specializant në QSUT.
Mjeku 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit pas plagëve të marra në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të kolegëve të tij, mjeku nuk mbijetoi dot.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë.
Nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një 32-vjeçare e identifikuar si Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

