Reagimi i plotë i deputetit të Qarkut Dibër, Xhelal Mziu:
🆘️ Akulli “mbërthen” bypassin e Murrizit, ngelet aksi më i rrezikshëm në Shqipëri.
⛔️ Segmenti më kritik i Rrugës së Arbërit mbetet qafë murrize, ku prania e ujit që ka ngrirë e ka kthyer rrugën në një “rrezik vdekje të lart”, për drejtuesit e mjeteve.
⛔️ Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga firma kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës, për kriposje dhe pastrim të akullit, për të siguruar kalueshmërinë dhe për të shmangur aksidentet, në këtë segment.
⛔️ Bypassi i Murrizit mbetet një nga pikat më të rrezikshme të qarkullimit në qarkun Dibër dhe në vend, ku aksidente ndodhin pothuajse çdo ditë.
⛔️ Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet shtetërore për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe normalizimin e qarkullimit.
#rrugaarbërit #baypass #qafemurrize #Xiber #Klos #tirana #shqiperi #albania #XhelalMziu #akull #rrezikvdekje #SOS


