13 milionë euro kokainë janë gjetur të fshehura brenda dy arkivoleve gjatë një kontrolli pranë Numansdorp, në provincën e Holandës Jugore më 13 dhjetor.
Policët zbuluan 250 kilogramë kokainë.
Autoritetet akuzojnë për ngarkesën një 30-vjeçar nga Roterdami.
Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve e Policisë holandeze tha në një deklaratë se i dyshuari “po ngiste një furgon me targa franceze në autostradën pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta gjatë vozitjes”.
Kur ata ndaluan shoferin dhe kërkuan shpjegim, ai pretendoi se po transportonte dy arkivole, duke i thënë policisë se brenda tyre gjendeshin trupa të pajetë.
“Kolegët tanë më pas shkuan në një kompani që kryen shërbime funerale për të verifikuar. Aty u zbulua se arkivolet përmbanin çanta sportive me më shumë se 250 kilogramë kokainë, me një vlerë rruge prej 13 milionë euro. Burri është arrestuar dhe droga është asgjësuar”, konfirmoi policia holandeze.
13 milionë euro kokainë brenda arkivoleve. Ja si e zbuloi policia
Leave a comment
Leave a comment

