NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    2 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    2 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha takim me pensionistët në Elbasan: Në 3 muajt e parë do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarjeje!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha takim me pensionistët në Elbasan: Në 3 muajt e parë do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarjeje!

Neutrale
Last updated: 2024/12/14 at 12:10 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin që po zhvillon me pensionistët e Elbasanit u zotua se në në 3 muajt e parë, në mënyrë absolute do e kthejë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarje.
Berisha tha se, do t’i i rikthehemi pensionistit, të riut, fermerit, qytetarit, dhe ju garantoj se nuk do mbetet asnjë projekt pa zbatuar.
“Unë kam ardhur sot për t’u zotuar para jush se ne në 3 muajt e parë, në mënyrë absolute do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarje.
Jo, ne do investojmë tek njeriu.
Do i rikthehemi qytetarëve.
Do i rikthehemi pensionistit, të riut, fermerit, qytetarit.
Dhe ju garantoj se nuk do mbetet asnjë projekt pa zbatuar.
Por, duhet të jemi i sinqertë, sikur të mendoja se paratë nuk ekzistojnë për projektet, unë përpara projekteve do përparësoja qytetarët, pastaj projektet.
Por në buxhetin aktual përparësohen qytetarët dhe përmbyset shpërndarja dhe projektet zbatohen me standardet e vendeve evropiane.
Sigurisht po të vini re ju, shpenzimet paranojave, shkoi dhe shpenzoi në Kukës, aeroporti u ngrit gjatë periudhës së luftës në Kosovë, këputën edhe 15 milionë të tjera dhe përveç sorrave dhe zogjve, aty aeroplan nuk ulet. Nuk ta merr kush edhe po t’ua falësh. Po pse, sepse është një orë e gjysmë nga Tirana.
Asnjë, përveç një avioni që e ulën për të mashtruar kuksianet se gjoja po vinte nga Londra, ai vinte nga Tirana në Kukës.
Pse bëhen këto? Këto bëhen vetëm për të vjedhur.
Aeroporti i Vlorës, po e donte jugu një aeroport, por aeroporti i Vlorës gjobit secilin shqiptar çdo biletë që është nën 600 mijë. Pra, nëse vijnë vitin e parë 100 mijë pasagjerë, 500 mijë do i paguajmë ne. E kuptoni kontratën?
A nuk është ky një krim i shëmtuar? Po kush është ai në Shqipëri që nuk e di se ne nuk mund të kemi turizëm vjetor. Nuk jemi Antalja ne, nuk jemi as jugu i Greqisë, jemi një vend me klimë të mrekullueshme, por turizëm gjithëvjetor nuk të lejon. Atëherë aeroporti mbetet për dy muaj. Sepse një aeroport mund ta ndërtosh me 15 milionë euro dhe funksionon, mund ta ndërtosh edhe me 1 miliard euro dhe funksionon. Dhe ky do ndërtojë aeroportin më të madh në rajon. A nuk është ky një përçmim për njerëzit e tu?
Ua them këto për të ditur se paratë janë, por do bëhet një shpërndarje krejt tjetër.
Ndaj dhe ne kemi vendosur së pari të vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro vitin e parë si hapin e parë. Dhe mbi këtë 200 euro do llogarisim pensionet.
Pra, pensionisti malazez sot merr 430 euro pensionin mesatar, e kuptoni ku jemi ne, ku na vidhisi ky regjim? Të marrë malazezi tre herë më shumë se ne. Po pse? Se nuk vjedhin si këtu tek ne.
Flet për turizmin ky, po u jap një shifër.
Na erdhën 10 milionë turistë, thotë, por të regjistruara janë 6 milionë net fjetje. I bie që turisti të ketë fjetur gjysmë nate në Shqipëri.
Mali i Zi ka marrë 2.6 milionë turistë, ka 16 milionë net fjetje.
Po është shtet ai, nuk është narkoshtet që të mashtrojë për çdo gjë, të trillojë për çdo gjë.
Mirëpo kjo është gjysma e të keqes, më e tmerrshme është kjo, sepse nga shitjet e përgjithshme në fushën turistike, janë gjithsej 140 milionë. Nga këto, tatimet kanë përfituar 8 milionë euro.
Pra nga 10 milionë turistë që na kanë ardhur, arka e shtetit ka fituar 8 milionë euro. Secili prej jush ka përfituar nga 4 euro për turist.
Tani sa shpenzojmë ne për turizmin? Çdo vit shpenzojmë 450 milionë euro.
Çdo vit paguhet për turisin 230 euro, sepse Edi Rama investon në resortet turistike të Artan Gaçit dhe Artan Gaçëve, në vit 430 milionë euro.
Pra, një potencial shumë i madh ekonomik për ne, kthehet në ndëshkim, njëlloj siç kthehen pasuritë publike në ndëshkim në regjimet koloniale”, u shpreh Berisha.

Neutrale December 14, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
2 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
2 days ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?