PROPAGANDË SOCIALISTE
Kur isha fëmijë, në vitet 70-80 nëpër emisione TV na tregonte se si një punëtor në Itali nuk arrin dot që me rrogën e një jave ti blejë një akullore për fëmijën.
Sa lumturoheshim ne të ngratët që na digjnin sytë për një copë bukë gruri me vaj e sheqer që ndonjëherë edhe mund të hanim ndonjë kaush akulloreje…
Të gjithë shqiptarët që kanë fëmijë, vëllezër apo motra në Itali e dinë shumë mirë se si është puna, shkolla, spitali e jetesa në Itali.
Natyrshëm dinë ti krahasojnë me punën, pagat, shkollat e spitalet e jetesën në Shqipëri.
Askush nga emigrantët nuk ka merak ti rrisë fëmijët në Shqipëri, përkundrazi shumica e shqiptarëve kanë merak ti shkollojnë fëmijët në Itali, Gjermani, Francë etj…
Po kështu edhe me spitalet, askush nuk na i ka zilli, përkundrazi hyn në borxhe për ti kuruar të afërmit e tyre jashtë vendit.
Mjaft më me budallalliqe Ramë, shqiptarët që kanë mend nuk të honepsin e jo më të të besojnë.
Rraca e patronizhistëve dhe gjithë ata që të votojnë; do vazhdojnë t’i hanë të vjellat e tua, sado të shpifura të jenë!

