NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    2 hours ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    4 hours ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    2 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ervina Toptani/ Kur trafikantët e drogës dhe krimit të organizuar bëhen pjesë e qeverisjes së një vendi…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
Të tjera
Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
Kryesore Politikë
“Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama sulmon sërish protestuesit: Ndikohen nga Irani!
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ervina Toptani/ Kur trafikantët e drogës dhe krimit të organizuar bëhen pjesë e qeverisjes së një vendi…

Neutrale
Last updated: 2024/12/04 at 11:07 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Krimi i organizuar që përmban në vetvete dhe trafikimin e drogës si pjesë organike të tij, është një koncept dhe jo një objekt, siç e shoh të arsyetuar në shumicën e shkrimeve të sotme. Mua më kall datën kjo që shoh të shprehur masivisht, qeshim se nuk qajmë dot! Madje mendoj se nuk është as thjeshtë krim ajo çka këta individë në mënyrë shumë të organizuar (shpeshherë edhe më shumë sesa vetë funksionimi i shtetit) kryejnë. Eshtë arritje ndaj synimit të përhershëm të tyre e “politikave” që ata ndjekin. Ata synojnë të jenë shteti! E blejnë dhe e venë shtetin në funksion të tyre!
Sa heronj dëshmorë numëron Shqipëria sot, të rënë në krye të detyrës në mbrojtje të sigurisë së shoqërisë nga kriminelë të tillë? Janë me qindra!

Si e nderojmë ne veprën e tyre madhore? Duke i dhënë një pension fëmijëve apo duke i ofruar një vend pune familjarëve, kjo është çka ndodh rëndom në Shqipëri. Në fakt ky është detyrimi minimal që shteti ka ndaj tyre! Nderimi real që shoqëria duhet të bëjë për veprën e tyre madhore është minimalisht të zgjedhë në krye të shtetit njerëz që nuk promovojnë krimin, që nuk vënë në detyra e poste publike kriminelë, që shiten a blihen prej këtyre të fundit sipas dëshirës, natën e ditën. Detyra jonë, si shoqëri, që këto qeveri i mbajmë e i ushqejmë e ata heronj i harrojmë shumë shpejt, është të rebelohemi kundër tyre, kundër të gjithë kriminelëve që promovojnë veç të keqen e që nuk lodhen në asnjë kohë duke i përligjur vjedhjet e krimet e tyre e duke si shitur si arritje të shkëlqyera demokratike. Kujt i ndodh kjo gjë tjetër përveçse ne shqiptarëve?

Çfarë ndodh kur një shtet promovon kriminelë?

Ndodh që qytetarët e atij vendi shpesh janë bashkëfajtorë, me neglizhencën e tyre, me miopinë e tyre, me përtacinë, pesimizmin e padëshirën e tyre për të protestuar deri sa të jetë e nevojshme, edhe një vit rresht, çdo ditë të vitit. Ndodh që këta qytetarë të përdorur, të keqtrajtuar, që nuk i bën më përshtypje as pengmarrja që u ka bërë qeveria nëpërmjet shantazheve të vazhdueshme me bukën e gojës, duke i hequr nga puna, duke i vënë taksa e çmime të papërballueshme, duke mos u kujdesur aspak për të drejtat e tyre më minimale, duke i ofruar një sistem drejtësie kryekëput të blerë prej tyre me para të pista krimi, duke i vënë para 1001 dilemave sesi të zgjidhin vetë gjithçka kur shteti nuk ekziston, përfshirë këtu edhe gjyqsinë ndaj padrejtësive të pësuara. Vjedhjet e tyre të përditshme prej taksave të qytetarëve kamuflohen nën slogane bajate si: “punë e palodhur shtetërore në dobi të qytetarit”. E shqiptarët përballë gjithë kesaj tabloje që u merr shpirtin prej dekadash tashmë, vazhdojnë të rrisin me vullnet të lirë e vendosmëri të pashembullt si askush tjetër në botë, fëmijët për t`i nisur të jetojnë atje ku ka shtet, ku ka siguri e ku ka drejtësi. Çfarë lloj paradoksi është ky?

Ne jemi mashtruar, rrahur, torturuar, vjedhur, vrarë e mbi të gjitha më e dhimbshmja për mua, na kanë shkelur dinjitetin me dekada! Nëse nuk dhemb shkelja e vetes me këmbë nga qenie që as fjalën “njerëzore” nuk e meritojnë, atëherë çfarë mund të na dhembë tjetër?

Neutrale December 4, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
2 hours ago
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
4 hours ago
Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
4 hours ago
“Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama sulmon sërish protestuesit: Ndikohen nga Irani!
24 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?