NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    5 hours ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    6 hours ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    2 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar/ Presidenti Begaj pret qytetarë dhe aktivistë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
Të tjera
Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
Kryesore Politikë
“Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama sulmon sërish protestuesit: Ndikohen nga Irani!
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar/ Presidenti Begaj pret qytetarë dhe aktivistë…

Neutrale
Last updated: 2024/12/03 at 10:51 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, Institucioni i Presidentit të Republikës hapi dyert për të mirëpritur personat me aftësi të veçanta, si dhe organizatat dhe aktivistët që punojnë për respektimin e të drejtave të tyre.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndau me të ftuarit përjetime nga takimet e tij në bashki të ndryshme të vendit në kontekstin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara nga shoqëria shqiptare, deri tek institucionet përgjegjëse.
Presidenti Begaj veçoi Bashkinë e Vaut të Dejës, ku numri i këtyre personave është i lartë dhe shoqëria ka probleme në pranimin e zëshëm të tyre, Bashkinë e Roskovecit, ku prindërit investohen fort e punojnë me fëmijët me ndihmën e qendrës së vogël të bashkisë, si dhe Institutin e Personave që nuk shohin e dëgjojnë, ku punohet shumë fort me aftësitë e veçanta të fëmijëve, sidomos në art.
“Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, është çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin shoqëror”, – theksoi Presidenti i Republikës. Duke nënvizuar progresin me kuadrin ligjor, Presidenti Begaj u shpreh se puna nuk duhet të ndalet këtu:  “Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për ta çuar më tej këtë mision, duke fokusuar përpjekjet tona në disa drejtime kyçe. Punësimi nuk është thjesht një mundësi ekonomike, është një çelës për dinjitetin dhe pavarësinë e çdo individi. Aksesueshmëria është një tjetër aspekt që duhet përmirësuar. Nga infrastruktura fizike, tek informacioni dhe komunikimi, duhet të sigurojmë që çdo individ të ketë akses të plotë dhe të barabartë në hapësirat publike. Kjo është e drejtë themelore, jo luks. Gjithashtu, ne duhet të ndërtojmë parakushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë të jetojnë në mënyrë të pavarur, sipas zgjedhjeve dhe prioriteteve të tyre”.
Presidenti i Republikës përgëzoi në mënyrë të veçantë donatorët e huaj që mbështesin integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar, si: Ambasadën Amerikane në Tiranë, projektet e USAID dhe ato të Bashkimit Evropian.
Një mesazh të posaçëm Presidenti i Republikës përcolli për të gjitha organizatat dhe familjet që kontribuojnë për personat me aftësi të kufizuara: “Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës. Misioni juaj për të mbështetur dhe fuqizuar komunitete të tilla është themelor për ndërtimin e një Shqipërie më të fortë e më gjithëpërfshirëse.  
Në përpjekjet për të konsoliduar një kulturë më gjithëpërfshirës ndaj personave me aftësi të kufizuara, për të ofruar shërbimet e duhura mbështetëse në zbatim të detyrimeve ligjore për fëmijët dhe të rriturit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se do të jetë krah veprimtarëve që kanë këtë mision të tillë: “Si President, unë angazhohem për të mbështetur një zbatim më të mirë të politikave që promovojnë barazinë dhe aksesueshmërinë.  Gjithashtu, ftoj çdo institucion dhe çdo qytetar të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje”.
Duke u ndalur te fëmijët me aftësi të veçanta, Presidenti Begaj u shpreh se ata kanë nevojë për shërbime të personalizuara, mbështetje edukative, terapi zhvillimi dhe burime që iu mundësojnë një jetë sa më të përmbushur.
Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i Republikës u njoh me programet e organizatave dhe të aktivistëve që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuar, si edhe ndoqi pjesët e interpretuara nga artistë me aftësi të veçanta.
 

Neutrale December 3, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
4 hours ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
5 hours ago
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
6 hours ago
Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
6 hours ago
“Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama sulmon sërish protestuesit: Ndikohen nga Irani!
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?