Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Ndroq të Tiranës.
Viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja, i moshës 50-vjeçare, banor i zonës, i cili ishte duke pirë kafe në një lokal.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia ka identifikuar autorin e krimit, i cili mbas vrasjes është larguar me një makinë tip “Benz”.
Autori i vrasjes së Dedjas është Julian Gjoshi i moshës 26 vjeç

