Ka dëshmi të forta që Policia e Shtetit qëllimisht ose jo, nuk ka zbardhur ngjarjen e 18 nëntorit tek Fan Noli.
U desh rreth 5 ditë nga ngjarja që dëshmia e babit të djalit të plagosur, të thotë se ka qënë edhe dikush tjetër i përfshirë në ngjarje, i cili ka qëlluar me thikë.
Nuk e zbuloi dot këtë policia?
Ditën e 6-të nga ngjarja, ishte djaloshi i plagosur, i cili flet qartë mbi atë që ka ndodhur.
Ai flet për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Si mundet Policia e Shtetit të mos kryej hetime, të thërrasë personat e akuzuar, për dëshmi?
Por Policia e Shtetit vendos të bëj një reagim duke thënë që s’ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Atëherë djaloshi i plagosur thotë që unë kam 2 lloje thikash në trup. Është bërë ekspertiza?
A është kapur thika e autorit që e reklamoi në rrjetet sociale pas krimit?
Thikën e seksuestruar nga policia, kush e ka përdorur?
Kush është personi që i ka marrë autorët me makinë? A është përfshirë ai në ngjarje?
Si mundet që gjithë rrugët e Tiranës, të monitoruara nga kamerat e bizneseve e kamerat e Policisë nuk zbardhkan dot një ngjarje të tillë? Vrasësi apo vrasësit, s’kanë qënë as nga këta të stërviturit që djegin makina pas krimit.
Policia duhet të tregojë veptimet hetimore që janë bërë, për të shpëtuar fytyrën e saj, ndryshe nëse vërtetohen manipulimi që kanë dashur t’i bëjnë ngjarjes, atëherë Policia e Shtetit, duhet të quhet Policia e Turpit.

