Mësohet se gazetari Artan Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që për gazetarin Elton Qyno është vendosur masa detyrim paraqitje.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që për Qynon është vendosur masa detyrim paraqitje.
Bëhet me dije se për Hoxhën rëndon akuza si ‘anëtar i organizatës kriminale’, ndërkohë që për Qynon është artikuluar akuza e korrupsionit.

