Lideri demokrat Sali Berisha ka kundërshtuar masën e dhënë nga GJKKO
Ai pretendon se masa e marrë ndaj tij ka anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë duke shkelur Kushtetutën.
Në shqyrtimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-kryeministrit Berisha.
Gjykata Kushtetuese është shprehur se: Masa “detyrim paraqitje” është ligjore.
Kjo gjykatë gjithashtu ka vlerësuar se masa “ndalim për të dalë jashtë shtetit” është antikushtetues.

