Në lagje sheh gangsterin, të fortin, trafikantin me G Class apo Range. Nga makinat e tij, sheh të zbresin dhe shumë nga këto shushkat e show bizit që nuk dinë të lidhin dy llafe, por që dalin çdo ditë në televizor.
Në shkollë sheh djalin e trafikantit që e quajnë biznesmen, banditit me mandat deputeti e kështu me radhë se si sundojnë mbi ligjin
Në televizion sheh miliarda orë programe që u ngrenë lapidarë bëmave të banditëve.
Dhe çfarë duhet të mendojë fëmija 14 vjeç?
Kjo është rruga. Kështu bëhesh i pasur, me të dashura të bukura dhe i rëndësishëm.
Bota e ka zgjidhur këtë problem se ka bërë model futbollistin, aktorin, këngëtaren.
Në Itali kalamajtë duan të bëhen si Vieri, Totti apo Cristiano Ronaldo. Kurse këtu këngëtaren 14 vjeçari e sheh të zbrese nga makina e banditit.
Mbylle TikTokun sa të duash ti. Por 14 vjeçarët do vazhdojnë të rriten mes llumit që u perplaset çdo ditë në surrat.
Dhe gjithmonë do kenë ëndërr të bëhen zotërit e llumit.
Gjithsesi ti bereqavers bën. E shtyn ca kohë me këtë punën e Tik Tokut.
Ndërkohë Beketi nuk po gjen dot mjaftueshëm llastiqe për të lidhur dengjet e eurove, që i qerasë.

