Të tjera detaje dalin nga atentati i mbrëmjes së djeshmr ndaj biznesmenit Eduart Reçi, i cili humbi jetën në Spitalin Universitar të Traumës mëngjesin e sotëm.
Bëhet me dije se 52-vjeçari Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00, mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor).
Ai ishte duke qëndruar në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje në rrugën “Faik Konica”.
Dyshohet se viktima është qëlluar nga lart në distancë. Ai mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua tek spitali i Traumës në Tiranë, por nuk arriti që të mbijetojë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

