Sali Berisha u lind më 15 tetor 1944 në Tropojë.
U diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë në vitin 1967.
Në vitet ’70 u emërua pedagog në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore.
Më 1989 mori titullin Profesor nga Universiteti i Tiranës.
Gjatë viteve 1980–1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.
Berisha udhëhoqi opozitën e parë në vitet 1991-1992 deri në fitoren e saj.
Në vitet 1992–1997 u bë president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist.
Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Aktualisht drejton Partinë Demokratike si forca kryesore e opozitës.

