Nxitur nga kjo renditje në vend të parë në Europë si në foto dua të baj disa sqarime.
Së pari, nuk ka vend për mburrje se 96% e ndërtesave janë private.
Së dyti,kjo nuk do thotë se 96% e familjeve janë pronarë të banesave të tyre pasi një nga tregjet ma të fuqishme sot në Tiranë por edhe qytete të tjera asht ai i qerave e sot vetëm në Tiranë jetojnë afër gjysë milioni qeraxhinj.
Së treti,me një ligj komunist të privatizimit të banesave dhe ambjenteve tregtare që ishin pasuri komtare disa mbetën të varfër e disa u banë të pasur.
Kur u zbatua ligji i mësipërm mbi 70% e popullsisë banonte në fshat dhe nuk përfitoi asgja nga kjo pasuri që ish ngritë edhe më kontributin e tyre.
Po sjell dy shembuj.
Një apartament banimi është privatizuar me çmim 100 mijë lek të vjetra në Poliçan dhe po kaq edhe në Qëndër të Tiranës.
Sot apartamenti i Poliçanit vlen a jo 10 mijë euro ndërsa ai i Tiranës vlen 200 mijë euro a më shumë.
Një dyqan në Poliçan është privatizu me 100 mijë lek të vjetra dhe sot vlen 10 mijë euro e si vëllai i tij privatizu po aq në Tiranë sot vlen 1 milion euro e më shumë.
Po merrem pak edhe me Tiranën në lidhje me një problem jo të vogël për mijëra e mijëra familje të strehuara sot në apartamente nga 2-5 kate e tejet të amortizuara.
Në privatizim të gjithë nga kati i parë e me rradhë kanë paguar njëlloj për privatizim.
Sot katet e para i kanë kthy në dyqane duke cënuar rëndë jo vetëm qëndrushmërinë e godinave por duke pengu edhe zhvillimin e tyre me ndertime të reja pasi ai i katit të parë në një pallat kërkon 5 fishin e përfitimit nga ndërtimi i ri krahasu me komshinjtë e kateve që ka lart.
Nuk po i bie më gjatë kësaj teme se bahesh i mërzitshëm por besoj me kaq kuptohet se sa krenar duhet të jemi për kët vend të parë që zëmë në Europë për mënyrën se si kena shpërnda një nga pasuritë më të mëdha komtare ku 70% e popullsisë që ka qënë kontribuese në vënien e saj nuk ka fitu asgja.

