KOMUNIKIMET NË GRUPIN E PUNËS TË MJEKËVE TË ONKOLOGJIKUT – PJESA 2
LEXONI DRAMËN ME TË CILËN JANË PËRBALLUR DHE PËRBALLEN PACIENTËT QË VUAJNË NGA KANCERI NË ONKOLOGJIK.
Lexojeni sa tragjike. Farmacia e Spitalit (QSUT) ka një flakon 500 mg Methotraxate.
Mjekja kërkon të marrë 100 mg, se aq i duhet për pacientin. Por kjo sasi nuk mund të merret, se Farmacia s’ka ku çon pjesën tjetër. Pra një person që vuan nga kanceri rri pa mjekim, se nuk duan të hapin flakonin. Pra jeta e një njeriu paska vlerë zero, përballë ilaçit 500 mg kimio.
_______________________
➡️[6.1.22, 9:59:06 AM] AR (kryeinfermier): Mitoxantron nuk ka gjendje farmacia
[6.1.22, 10:00:32 AM] AP (mjek onkolog): Me njoftojne qe mitoxantron ka mbaruar.te lutem kryeinfermier , dua gjithe medikamentet qe jane gjendje ne spital.degjova qe ka ardhur edhe methotrexat.nuk eshte normale ta marrim vesh kur mbaron mjekimi.na thoni qe eshte duke mbaruar te mendojme si do mjekojme pacientet
[6.1.22, 10:01:33 AM] AR(kryeinfermier): Ne rregull doktoresha! Por sot me njoftojne dhe mua.
[6.1.22, 10:05:05 AM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Ne duhet të bëjmë recetat normalisht meqenëse nuk kemi njoftim zyrtar për mungesën.
[6.1.22, 10:07:01 AM] AP (mjek onkolog): Ore ctu bejme pacienteve. Ka methotrexat????????? Si ta marrim vesh
[6.1.22, 10:11:34 AM] AR (kryeinfermier): Do ju them un
[6.1.22, 10:11:35 AM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Nuk e merr vesh nëse nuk bën recetën.
[6.1.22, 10:51:20 AM] AR (kryeinfermier): Jam shume e sigurt. Methotrexate ka vetem 500 mg te cilin ju nuk e perdorni.
[6.1.22, 10:54:10 AM] AP (mjek onkologe): Ne marrim 100mg nga flakoni 500
[6.1.22, 11:33:23 AM] AR (kryeinfermier): Po mbetjen ku ta cojme ne
[6.1.22, 12:09:24 PM] AR (kryeinfermier): Irinotekani mbaroi
[6.1.22, 12:20:35 PM] EC (mjek onkolog): Mbaroi prej verteti? Do te vije neser?
[6.1.22, 12:22:08 PM] AR (kryeinfermier): Nuk kan njoftim dhe per neser
[6.1.22, 12:25:36 PM] AP (mjek onkolog): Pse pacienti do ti haje kusuret e tenderimeve te gabuara.
________________________________
⚠️Mjekët e Onkologjikut duhet të flasin të vërtetën e atij pavioni. Nuk e kanë bërë në keto vite, por mund ta bëjnë tani. Përgjegjësia e mungesës së kimiove sështë e tyre, ama kjo çfarë ka ndodhur në Onkologjik, nuk mund të fshihej, s’mund të fshihet. Kërkoj nga mjekët, nëse sadopak ka ndërgjegje ndër ta, ta bëjnë betejën për pacientët, por edhe për veten. Nuk ka justifikim mungesa e medikamenteve jetëshpëtuese. Është vepër penale madje. Prandaj të bëhemi bashkë dhe të nxjerrim të vërtetën.
⛔️ Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, ka qënë në dijeni për çdo mungesë në Onkologjik, dhe ajo çfarë ka bërë është vetëm tentativa për fshehjen e problemit të mungesave, apo relativizimit të situatës

