NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
    5 hours ago
    Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
    9 hours ago
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    2 days ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Astrit Lulushi/ Fshatari
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
Politikë
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Astrit Lulushi/ Fshatari

Neutrale
Last updated: 2024/06/25 at 9:17 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Një motër e madhe shkoi nga qyteti, për të vizituar motrën e saj më të vogëI në fshat.
E madhja ishte e martuar me një tregtar në qytet; e vogla me një fshatar. Ndërsa u ulën duke biseduar, e moshuara filloi të mburrej me avantazhet e jetës në qytet: se sa komode jetonin atje, sa mirë visheshin, çfarë rrobash të bukura mbanin fëmijët e saj, çfarë gjërash të mira hanin dhe pinin dhe si ajo shkonte në teatër, shëtitore dhe argëtime.
Motra e vogël u mërzit me këto mburrje, dhe nga ana e saj, për jetë në fshat tha: “Unë nuk do ta ndryshoja mënyrën time të jetesës për tuajën. Mezi jetojmë, por të paktën jemi të lirë nga ankthi. Ju jetoni me stil më të mirë se ne, por edhe pse shpesh fitoni më shumë sesa keni nevojë, ka shumë të ngjarë të humbni gjithçka që keni. Ju e dini fjalën e urtë; Humbja dhe fitimi janë vëllezër e motër. Ndodh shpesh që njerëzit që janë të pasur një ditë, ditën tjetër lypin bukën e tyre. Rruga jonë është më e sigurt. Edhe pse jeta e një fshatari nuk sjell shume fitime, ajo është e gjatë. Ne kurrë nuk do të pasurohemi, por gjithmonë do të kemi mjaft për të ngrënë.”
Motra e madhe tha me tallje: “Po, nëse ju pëlqen të jetoni me derrat dhe viçat – çfarë dini për elegancën apo sjelljen? Sado që njeriu juaj i mirë të jetë skllav, ju do të vdisni siç jeni duke jetuar – në një grumbull plehrash – dhe fëmijët tuaj po njësoj.”
“Epo, çfarë nga kjo?” – u përgjigj më e reja. “Sigurisht që puna jonë është e ashpër. Por, nga ana tjetër, është e sigurt; dhe ne nuk duhet t’i përulemi askujt. Por ju, në qytetet tuaja, jeni të rrethuar nga tundime; sot të gjithë mund të jenë në rregull, por nesër i ligu mund ta tundojë burrin tuaj me letra, verë ose gra dhe gjithçka do të shkojë në shkatërrim. A nuk ndodhin mjaft shpesh gjëra të tilla?”
I zoti i shtëpisë, ishte shtrirë mbi kashtë dhe dëgjonte muhabetin e grave.
“Është krejtësisht e vërtetë,” mendoi ai. “Meqenëse jemi të zënë që nga fëmijëria me Tokën, ne fshatarët nuk kemi kohë të mendojmë asnjë marrëzi për kokën tonë. Problemi ynë i vetëm është se nuk kemi tokë mjaftueshëm. Nëse do të kisha shumë tokë, nuk do të kisha frikë as nga vetë Djalli.”
Gratë mbaruan çajin e tyre, biseduan pak për veshjen dhe më pas u shtrinë për të fjetur.
Por Djalli ishte ulur pas furrës dhe kishte dëgjuar gjithçka që thuhej. Ai ishte i kënaqur që gruaja e fshatarit e kishte mbrojtur të shoqin dhe se ai kishte thënë se po të kishte tokë të bollshme, nuk do t’i frikësohej as vetë Djallit.
“Në rregull,” mendoi Djalli
“do të të jap mjaft tokë; dhe me anë të asaj do t’ju bëj skllevër nën pushtetin tim.”
Ketë punë Djalli bën edhe qeveria e kohës, u jep tokë dhe kredi në atë masë që fshatari nuk ka mundësi ta paguajnë; toka bëhet e qeverisë dhe fshatari bujkrob i saj;
Me vendin e mbushur me mallra nga importi, fshatarit i kalben frutat e perimet; gjëja e gjallë pakësotet, ashtu si mishi, qumështi dhe vezët vendase. I mbetur edhe pa treg, në fund i dëshpëruar detyrohet ta lërë vendin dhe të emigrojë.në dhera të huaj.

Neutrale June 25, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
5 hours ago
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
9 hours ago
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
1 day ago
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
2 days ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!

Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?