Në Suedi, të padokumentuarit kanë të drejta mjaft të forta në punë.
Ju keni të drejtë të paguheni për punën e bërë, qoftë edhe pa dokumenta qëndrimi thotë për TT Emil Boss, negociator në SAC SyndikataSuedeze
Edhe pse pa dokumenta qëndrimi Pastruesja nga Nikaragua që u arrestua në rezidencën e Magdalena Andersson merr dëmshpërblim prej 11 mijë euro nga ish-punëdhënësi i saj …
Gruaja u bë lajm kombëtar pasi u arrestua në rezidencën private të kryeministrit të atëhershëm në Nacka në dhjetor 2021.
Ajo dhe një koleg ishin rrugës për në vilë kur u ndez alarmi dhe pastruesja e cila kërkohej pas një vendimi refuzimi, u mbyll në paraburgimin e Agjencisë Suedeze të Migracionit dhe u dërgua jashtë vendit në pranverën e vitit 2022. .
Sipas SAC, është hera e parë që një pastruese me ngjyrë lufton kundër punëdhënësit të saj në një gjykatë suedeze me mbështetjen e sindikatave.
“Po e bëj sepse nuk janë sjellë mirë me mua kur ka ndodhur ngjarja, duke e ditur se jam pa dokumente dhe që tash e tutje të dihet se ne të padokumentuarit kemi të drejta në Suedi”, thotë gruaja për mediat suedeze …shkruan alinsweden.blog

