Karabinierët e Katanias, Siçili kanë ekzekutuar disa masa paraprake ndaj 11 personave, përfshirë përfaqësues politikë, zyrtarë komunalë dhe sipërmarrës.
Simbas mediave italiane, akuzat janë të ndryshme. Midis tyre ka të pandehur për shkëmbim dhe favore elektorale, politiko-mafioze, zhvatje e rënduar me metoda kërcënuese, korrupsion i rëndë, nxitje korrupsioni për ankandet, etj.
Mes të arrestuarve është edhe kryebashkiaku i Tremestieri Etneo, Santi Rando.
Kundërshtari i tij politik, Mario Ronsisvalle, më vonë aleati i tij, ishte në arrest shtëpiak. Nënkryetari i Rajonit Luca Sammartino, i cili është gjithashtu këshilltar rajonal për Bujqësinë dhe një nga eksponentët kryesorë të Lidhjes Siçiliane, është hetuar për korrupsion dhe është pezulluar nga funksionet publike për një vit.

