Suedi–Në prani të kreut të marinës, kundëradmiralit Ewa Skoog Haslum, më 3 Prill u bë “pagëzimi” i anijes sinjalizuese nga më modernet në botë ARTEMIS .
Artemis zvëndësoj anijen HMS Orion e cila ka qenë platforma për inteligjencën e sinjaleve të FRA në Detin Baltik,
Me këtë anije të re marina suedeze i afrohet më shumë burimeve të caktuara të sinjaleve jo vetëm në thellësitë e deteve dhe oqeaneve, por do regjistrohen sinjale edhe në distanca shumë të gjata.
Zona kryesore e operimit për inteligjencën e sinjaleve të anijeve të FRA është Deti Baltik juglindor, por anija mund të shfaqet edhe në ujëra të tjera.
Anija i përket marinës dhe gjatë misioneve është personeli i marinës që përbën ekuipazhin, ndërsa personeli nga FRA kryen punën e zbulimit të sinjalit në bord.



