Mediat greke kanë zbardhur identitetin e vajzës shqiptare, e cila u përplas për vdekje nga një automjet.
Ngjarja fatale ka ndodhur ndërsa ajo po priste në stacionin e autobusit në Patrida të Verias në Greqi.
Viktima është Elisa Doka, 20 vjeçe nga fshati Tërbuf i Divjakës.
Ajo po priste në stacionin e autobusit bashkë me një 68-vjeçare, ku të dyja ndërruan jetë pas përplasjes.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, kur një makinë, e drejtuar nga një 64-vjeçar banues në Naousa, e cila ishte nisur nga Veria për në Naoussa, në lartësinë e stadiumit, ka kaluar në drejtim të kundërt dhe ka rënë në strehën e një stacioni autobusi.
Nga përplasja e fortë, 68-vjeçarja ka është hedhur në ajër dhe ka rënë në shtresa betoni.
21-vjeçarja shqiptare është tërhequr zvarrë nga autovetura dhe e ka përfunduar rreth 10 metra larg.
Elisa është gjetur pa ndjenja, por nisi të përmendej pasi mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor.
Menjëherë 20-vjeçarja u dërgua në Spitalin e Verisë, por s’ka arritur t’ja dalë.

