Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shëngjin të Lezhës, ku ka humbur jetën një i mitur afgan, 2 vjeç.
Sipas autoriteteve policore, ai është mbytur aksidentalisht mbrëmjen e djeshme në shatërvanin e kompleksit ku familja ishte akomoduar përkohësisht.
Mësohet se fëmija ishte duke luajtur dhe i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.

