Mediat shkruajnë se: “Aleatët e Ukrainës në Perëndim duhet të punojnë së bashku për t’i siguruar vendit armë me rreze të gjatë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak Donald Tusk të premten në Berlin.
“Ne po krijojmë një koalicion të ri për artileri raketore me rreze të gjatë, thotë Scholz.
Macron thotë se të tre vendet janë të bashkuara për të punuar së bashku për të parandaluar që Rusia të fitojë luftën, duke mos kërkuar kurrë konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të vazhdojmë – siç kemi bërë që nga dita e parë – të mos bëjmë kurrë thirrje për një përshkallëzim”, thotë Macron.
Deklarata e Presidentit duhet parë nën dritën e deklaratës së tij në fund të shkurtit se nuk mund të përjashtohet që vendet perëndimore të dërgojnë ushtarë në Ukrainë në të ardhmen”

