Një argjendari është vjedhur gjatë natës në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Kjo vjedhje është zbuluar nga pronarët e argjendarisë rreth orës 07:50, kur shkuan për të nisur punën.
Nga informacionet paraprake rezulton se autori ka hyrë nga çatia e objektit duke hapur një vrime dhe me anë të një shkopi ka tërhequr bizhuteritë që kanë qenë të ekspozuara në manekin.
Paraprakisht dyshohet se vlera e bizhuterive të vjedhura kap vlerën e 10 milionë lekë të vjetra.
”Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”,- njofton policia.

