Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Durrësit.
Një makinë ka përplasur një 70 vjeçare teksa ishte duke kaluar rrugën, e cila si pasojë ka humbur jetën. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërsa është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale drejtuesi i mjetit.

