Presidenti rumun Klaus Iohannis zyrtarisht ngre dorën dhe shpall interesin e tij për t’u bërë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.
“Kam vendosur të hyj në luftë për postin”, thotë ai në një konferencë për shtyp dhe shton se “do të jetë kandidat në emër të Rumanisë”.
– Unë besoj se NATO duhet të ndryshojë pikëpamjen e saj për atë që përfshin misioni. Europa Lindore përbën një kontribut të çmuar në negociatat dhe vendimet (brenda NATO-s), thotë Iohannis.
Kryeministri holandez në largim Mark Rutte, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe ministri i Jashtëm Letonez Krisjanis Karins kanë shpallur më parë kandidaturat e tyre.
Por, Iohannis është përmendur edhe si pasardhës i mundshëm i norvegjezit Jens Stoltenberg.
NATO shpreson të finalizojë një pasardhës të Stoltenberg në pranverë, në mënyrë që norvegjezi të mund të falënderohet në samitin në Uashington në korrik.

