Diku nga viti 2006 ose 2007, gjate nje analize pune ne Zyren Arsimore te Skraparit pershendeti edhe z. Yzedin Hima, ate kohe drejtor i Drejtorise Arsimore Rajonale te qarkut Berat, publicist, shkrimtar e poet, por mbi te gjitha nje intelektual i klasit te pare.
Ne pershendetjen e tij z Hima, midis te tjerash tha:
“Te jesh mesues ne Skrapar, duhet te kesh dicka prej rilindasi….” shprehje e cila tingelloi fort tek une. U perpoqa te kuptoj ne vazhdim se ç’pjese e kesaj thenie ishte per kortezi e nese ajo pjesa tjeter, pra ajo qe perbente vertet nje vleresim real per Skraparin e mesuesine e Skraparit, kishte ndonje peshe te rendesishme.
Ne vitet ne vazhdim, per çudi une nuk e harrova kete shprehje te bukur te perdorur ne nje analize pune e ne vend qe mbi te te binte pluhuri i harreses se viteve, ajo ngulitej gjithnmone e me teper ne kujtesen time. Asnjehere nuk e kam falenderuar zotin Hima per kete konsiderate per mesuesi qe kane bere historine e arsimit neSkrapar, pavaresisht se ai eshte i ndergjegjshem per respektin tim.
Dje me 5 mars ne nje nga mjediset e Tiranes u mblodhem rreth 50 mesues nga Skrapari per te festuar festen e shkolles shqipe. Prijesi yne ne kete takim ishte 90 vjeçari Qani Zaimi, nje mesues historik per Skraparin. Drejtori i pare i Gjimnazit “Ramiz Aranitasi, detyre te cilen nga viti 1959 e ne vazhdim e kreu per gati 15 vjet pa nderprerje e me pas me nje karriere po aq te pasur, i nderuar me titullin “Mesues i Merituar”, Qani Zaimi mbetet njeri nder mesuesit me kontribut me te çmuar ne fushen e arsimit. Jeta e tij eshte arkivi i arsimit ne Skrapar.
Ja keto po mendoja dje teksa mora kurajen ta ftoja per te bere kete foto, ndersa mendja me shkonte tek shprehja: “Te jesh mesues ne Skrapar, duhet te kesh dicka prej rilindasi…”
Ndersa Qani Zaimi, pa e teperuar aspak eshte nje rilindas i diteve tona.
Dashnor Dosti/ Të jesh mësues sot, duhet të kesh diçka prej Rilindasi !
Leave a comment
Leave a comment

