Dukati im i bukur,
që stolitë e natyrës të kanë ndritur,
sa dhe Çezari kur aty kaloi,
mrekullitë e tua përshkroi.
Luftove për Vatanë,
luftove për Demokraci,
ishe plot me djem e çika,
që fshatit i jepnin gjallëri.
Dukat o gjysma e Misirit,
që ishe krahina më e lakuar në Labëri,
Sot ke ngelur vetëm, si një qyqe,
atje duke parë se mos të vjen njeri.
Foli malit të Çikës, foli Llogarasë,
foli Karaburunit, foli Sazanit,
që një ushëtim të japë,
dhe sërish zogjtë shtegtarë,
në fole të kthehen prapë.

