Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi në Tiranë marrëveshjen e konstestuar të emigrantëve Rama-Meloni. Sipas marrëveshjes së arritur me Italinë në nëntor, Shqipëria, vend jo anëtar i BE, do të hapë në Shëngjin dy kampe për refugjatët që do të vijnë nga Italia. Marrëveshja në parlament kaloi me votat e Partisë Socialiste dhe tre vota të partisë, PDIU.

