Tepër i ashpër dhe tronditur është treguar babai i Sibela Abedinit, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti.
Ai ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.
Në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, do të merret hak tek ai dhe familja e tij, ka deklaruar babai i Sibelës.
“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën time.
Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 kokë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta, do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij.
Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka teklefonuar dhe e ka detyruar të dalë në tarracë që të pijë duhan.
Nëse shteti nuk çon drejtësinë në vend unë do të marr hakun 7-fish.

