NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    19 hours ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    20 hours ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    20 hours ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjermani: Lufthansa sërish në grevë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjermani: Lufthansa sërish në grevë

Neutrale
Last updated: 2024/02/20 at 11:34 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Sikurse njofton DW: Pasagjerët sërish përballen me grevë tek Lufthansa. Personeli i shërbimit në aeroporte të disa shoqërive të Lufthansës pezullon sot deri nesër punën në aeroportet kryesore. Përse zhvillohet greva, ku e kur kur ka grevë?

Sindikata ver.di ka bërë thirrje për grevë paralajmëruese të martën (20.02.2024) në Frankfurt, Mynih, Hamburg, Berlin, Dyseldorf, Këln-Bon dhe Shtutgart. Greva paralajmëruese nisi qysh të hënën në mbrëmje nga ora 20:00, konfirmoi sindikata. Në grevë janë thirrur punonjës të teknikës, logjistikës, ngarkesës dhe shërbimit të IT-së, njoftoi drejtuesi i bisedimeve për kontratat e reja të punës të sindikatës ver.di, Marvin Reschinsky.

Të martën që nga ora 04:00 pason zgjerimi i grevës edhe me personelin e shërbimit të Lufthansës në aeroportet Frankfurt/Main, Mynih, Hamburg, Berlin, Dyseldorf, Këln-Bon dhe Shtutgart. Më pas do të hynë në grevë edhe punonjësit në sektorin e Check-In, në portat hyrjes në avion si dhe punonjës të ekipazheve. Në Mynih u është bërë thirrje për të marrë pjesë në grevën paralajmëruese rreth 170 punonjësve të shërbimit “të pastrimit të avionëve nga akulli dhe të tërheqjes së avionëve në aeroport. Greva do të përfundojë të mërkurën në mëngjes në orën 07:00 duke zgjatur gjithsej 35 orë.

Konflikt për kontratat e reja për personelin e shërbimit në aeroporte

Sindikata ver.di nuk është e kënaqur me ofertën e re të Luftahnës për pagat e reja. Në mbarë koncernin janë duke vazhduar bisedimet për kontratat e reja, sipas sindikatës, për rreth 25.000 punonjës të Lufthansës, të cilën janë të punësuar në sektorët e shërbimit në aeroporte si në teknikë, logjistikë, shërbime inxhinierike dhe operacionale. Lufthansa bën fjalë për rreth 20.000 të punësuar në këta sektorë. Kjo është greva e dytë brenda këtij viti. Në grevën e parë që zgjati 27 orë u ndërprenë më shumë se 1.000 fluturime, thuajse 90 përqind e udhëtimeve të planifikauara nga Lufthansa.

Bisedimet do të vazhdojnë të mërkurën (21.02.2024). Sindikata e konsideron grevën e dytë paralajmëruese si të domosdoshme, sepse Lufthansa nuk ka bërë lëshime në bisedimet e zhvilluara deri tani.

Gjatë grevës të martën do të funksionojnë vetëm rreth 10 deri në 20 përqind e fluturimeve. Klientëve koncerni u këshillon që të shkojnë në aeroporte vetëm nëse nuk është anuluar fluturimi i prenotuar prej tyre. Janë pezulluar kryesisht fluturimet brenda Europës, ndërsa itineraret ndërkontinentale do të funksionojnë normalisht. Pasagjerët, që kanë rezervuar fluturime me Lufthansën të martën informohen nga kompania përmes e-mailit ose aplikacionit të Lufthansës lidhur me statusin e linjës së prenotuar. Lufthansa u ofron klientëve mundësinë e ndryshimit të datës së fluturimit ose opcionin e udhëtimit me tren.

 

TAGGED: Lajme
Neutrale February 20, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
19 hours ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
20 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
20 hours ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
20 hours ago
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
2 days ago

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Balla përballet me Malltezin në Gjykatë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?