Sa dobët intelektualët shqiptarë!!!
Kanë bërë një peticion në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe shkencës.
1. Bashkohem me thirrjen. Vetëm se jam çuditur që emri im nuk është përfshirë në listën e emrave nënshkrues, edhe pse e kam mbështetur atë qysh në krye të herës. Është zakon i shqiptarëve që t’i emërojnë intelektualët.
2. Kjo punë në dijeninë time ka që në tetor 2023. U deshën katër muaj që të mbyllnin një letër. Mendoni pak çfarë niveli dhe angazhimi.
3. Turpi i turpeve është që vetë thirrja ka ngërç shqipen. Një mori fjalësh të huaja, të panevojshme, që kanë barasvlerës në shqip. Syleshtësia është një tipar themelor i intelektualeve tuhafë shqiptarë.
4. Një nga arsyet kryesore pse llumi është shpërfaqur në media, është se intelektualët shqiptarë nuk flasin, janë gojëkyçur. Pastaj ankohen për të tjerët.
Nuk po e zgjas më, se ka plot gjëra të tjera, por unë nuk dua të bëhem si ata që kritikoj, ndaj them, mbështeteni thirrjen!
Erion Kristo/ Sa dobët intelektualët shqiptarë!!!
Leave a comment
Leave a comment

