Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotmë në një kantier inertesh në Krujë.
Një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur Mësohet se një punëtor rreth 38-vjeç është rrëzuar në kantier dhe është shtypur nga një kamion që manovronte në atë territor.
Për pasojë punëtori ka ndërruar jetë në vend.
Viktimë ka mbetur shtetasi Lulzim Balla.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Pritet një njoftim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

