Fati i keq për një familje sot në Berat.
Një grua dhe fëmija e saj 6 vjeç ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Berat.
Policia njoftonme se duke drejtuar mjetin tip “Benz” gruaja ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Si pasojë ndërruan jetë shtetasja K. Xh. dhe fëmija i saj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.
“Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.”
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

