NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    14 hours ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    2 days ago
    Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
    2 days ago
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Biden thirrje Kongresit të miratojë “pa vonesë” shitjen e avionëve F-16 për Turqinë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
Të tjera
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
Të tjera
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
Të tjera
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Biden thirrje Kongresit të miratojë “pa vonesë” shitjen e avionëve F-16 për Turqinë

Neutrale
Last updated: 2024/01/25 at 12:11 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

UASHINGTON – Presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër drejtuesve të komisioneve kryesore të Kongresit të mërkurën duke i informuar ata për synimin e tij për të filluar procesin zyrtar të njoftimit për shitjen Turqisë të avionëve F-16 të kompanisë Lockheed Martin, sapo Ankaraja të përfundojë procesin e pranimit të Suedisë në NATO. Në letrën drejtuar anëtarëve më të lartë republikanë dhe demokratë të komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, Presidenti Biden i kërkon Kongresit të miratojë shitjen “pa vonesë”, tha një zyrtar amerikan. Më herët të mërkurën Shtëpia e Bardhë u dërgoi një letër anëtarëve të Kongresit duke kërkuar miratimin e shitjes prej 20 miliardë dollarësh të avionëve F-16 dhe pjesëve të këmbimit në Turqi, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters katër persona në dijeni të letrës.

Parlamenti i Turqisë ratifikoi të martën kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke hequr pas 20 muajsh vonesë një pengesë të madhe për zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore. Burimet thanë se letra u dërgua të mërkurën dhe se administrata e Presidentit Biden ende nuk e kishte njoftuar zyrtarisht Kongresin për planet për shitjen.

Vonesa e Turqisë për miratimin e ratifikimit kishte qenë një pengesë e madhe për të fituar miratimin e Kongresit për marrëveshjen e avionëve luftarakë. Ligjvënësit kishin thënë se po prisnin miratimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO – përfshirë nënshkrimin e Presidentit turk Erdogan – përpara se të vendosnin nëse do ta miratonin shitjen.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Departamenti i Shtetit i kërkoi gjithashtu Ankarasë të mërkurën të finalizojë zyrtarisht ratifikimin e NATO-s nga Suedia. Për ta bërë këtë, Presidenti Erdogan duhet të nënshkruajë legjislacionin, i cili më pas botohet në Gazetën Zyrtare të Turqisë. Instrumenti i anëtarësimit për Suedinë duhet të dërgohet gjithashtu në Uashington.

Departamenti i Shtetit refuzoi të jepte një afat kohor të saktë mbi procesin zyrtar të njoftimit për shitjen e avionëve F-16.

Turqia në tetor 2021 kërkoi të blinte avionë F-16 me vlerë 20 miliardë dollarë dhe gati 80 njësi me paisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë.

Drejtuesit e komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve shqyrtojnë çdo shitje të madhe të armëve për vende të tjera. Ata rregullisht bëjnë pyetje ose ngrenë shqetësime mbi të drejtat e njeriut ose çështje diplomatike që mund të vonojnë apo ndalin marrëveshje të tilla.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për të hyrë në NATO pasi Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Ndërsa anëtarësimi i Finlandës përfundoi vitin e kaluar, kërkesa e Suedisë ishte penguar nga Turqia dhe Hungaria.

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të miratojnë aplikimet nga vendet që kërkojnë t’i bashkohen aleancës. Kur Suedia dhe Finlanda kërkuan të anëtarësohen, Turqia ngriti kundërshtime mbi atë që tha se ishte mbrojtja nga këto dy vende për grupet që Turqia i konsideron terroriste.
Nga VOA

TAGGED: Lajme
Neutrale January 25, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
7 hours ago
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
13 hours ago
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
14 hours ago
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
15 hours ago
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
15 hours ago

Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve

Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…

Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën

Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?