Policia e Tiranës vuri në pranga Jesar Shabaj, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Shkodër.
Gjithashtu ka shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin Jaser Shabaj, 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër, pasi dyshohet se do kryenin një ngjarje të rëndë kriminale.
Dyshohet se dy vëllezërit do të kryenin shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.
Blutë kanë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që sipas policisë, do të përdoreshin nga vëllezërit Shabaj.
“Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike)”, njofton policia



