NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    2 days ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kabinat e kuqe telefonike britanike në shitje
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës
Të tjera
Himarë/ Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, që tentuan të vidhnin një automjet
Aktualitet
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kabinat e kuqe telefonike britanike në shitje

Neutrale
Last updated: 2024/01/08 at 6:19 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Kabinat e kuqe telefonike të Britanisë së Madhe, të cilat tani mbushin 100 vjeç, janë nxjerrë në shitje. Numri i kabinave telefonike në Mbretërinë e Bashkuar arriti kulmin në vitet 1990 me rreth 100.000 syresh.

Në të vërtetë numri i kabinave telefonike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është zvogëluar pesëfish vitet e fundit, sipas British Telecom (BT). Vetëm 3.000 kabina tradicionale të kuqe kanë mbetur.

Në fund të jetës

Nën kërcënimin ekzistencial, fillimisht për shkak të celularëve, dhe aq më tepër që kur telefonat inteligjentë filluan të dominojnë jetën tonë, në vitin 2008 BT prezantoi programin “Adopto një kabinë”, me më shumë se 7200 kabina telefonike të marra nga komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 1£ (1,17 €) secila.

“Kabinat mund të birësohen nga këshillat e komunitetit ose famullitë dhe organizatat e regjistruara të bamirësisë,” sipas faqes së internetit të BT. Ndërsa kabina klasike shënon 100 vjetorin e saj, një shtysë e re është ndërmarrë në Skoci.

“Me shumicën dërrmuese të njerëzve që tani përdorin telefonat celularë dhe përmirësimet e konsiderueshme në shtrirjen e rrjetit celular në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi vazhduar të shohim një rënie të madhe të numrit të telefonatave nga telefonat me pagesë,” tha Michael Smy, drejtues i projektit të BT. 

“Me kabinën ikonike të kuqe që do të mbushë 100 vjeç,” shtoi ai, “është një mundësi e shkëlqyer për t’u kujtuar komuniteteve që dëshirojnë të mbajnë ende kabinën e tyre lokale për ta marrë atë për vetëm 1£. Ne kemi parë tashmë disa konvertime të shkëlqyera të kabinave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që janë bërë asete të vlefshme të komunitetit.”Këto “konvertime” i kanë shndërruar kabinat e famshme të kuqe në një sërë hapësirash në objekte të dobishme dhe kulturore: nga njësitë e defibrilatorëve dhe bibliotekat, deri te minigaleritë e artit dhe muzetë lokalë. BT do të vazhdojë të ofrojë energji elektrike, pa asnjë kosto, për të fuqizuar dritën për kabinat telefonike të birësuara.

Historia e kutisë së kuqe të telefonit

Emri Sir Giles Gilbert Scott mund të mos jetë i njohur për shumë njerëz, por viti 2024 shënon 100 vjet që kur dizajni i tij u zgjodh si kabina e parë telefonike e kuqe në Britani. E kuqja u zgjodh sepse e bënte të lehtë për t’u dalluar.

Që atëherë ato janë bërë ikona kulturore, me kabinën e telefonit që është ndoshta arritja më e paharrueshme dhe e qëndrueshme e Scott-it, që është e rëndësishsme për një arkitekt, veprat e të cilit përfshijnë Bibliotekën e Universitetit të Kembrixhit, Stacionin e Trenit Battersea dhe Katedralen e Liverpool-it.

Dizajni i Scott ishte versioni i dytë pasi pakënaqësia me modelin origjinal nënkuptonte se kërkohej një alternativë, që më në fund doli në rrugë në vitin 1926. Dhjetë vjet më vonë, Scott rafinoi dizajnin e tij për të shënuar Jubileun e Argjendtë të Mbretit George V. Statusi ikonik i kabinave të kuqe të telefonit u përmirësua në Britaninë e pasluftës, duke arritur në dhomat e ndenjes anembanë botës përmes filmave, videove muzikore dhe serialeve televizive kult, si në “The Ladykillers” nga viti 1955.

Numri i kabinave telefonike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar arriti kulmin në vitet 1990 në rreth 100.000.

Megjithatë, pavarësisht nga statusi i tyre historik, ka pasur një rënie të ndjeshme në përdorimin e telefonave me pagesë në të gjithë Britaninë, me rritjen në 98% të popullsisë që taniposedon një celular.

Megjithëse ishte një kohë kur njerëzit viheshin në radhë për të përdorur telefonin, disa kabina ende tërheqin një turmë njerëzish rreth tyre. Si për shembull kabina telefonike pranë daljes së stacionit të metrosë Westminster, që tërheq turma turistësh. Për shkak të afërsisë me Big Ben-in, është e mundur të merrni pikën referuese të Londrës dhe kabinën e kuqe të telefonit në një foto.

Një përdorues i TikTok pretendoi se kishte pritur 45 minuta në radhë për një shans që të bënte një fotografi me të, duke bërë që një londinez të komentojë: “Bota është çmendur.”

Kabinat e kuqe mund të mos nevojiten më për të bërë telefonata, por pasi ato janë kthyer në shtëpi të vogla për defibrilatorët, biblioteka apo për përdorime në mediat sociale, mund të thuhet që në to ka ende jetë.
Autor: John Silk
Nga DW

Neutrale January 8, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës
5 hours ago
Himarë/ Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, që tentuan të vidhnin një automjet
9 hours ago
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
1 day ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
2 days ago

Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës

Himarë/ Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, që tentuan të vidhnin një automjet

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?