Një tragjedi e shmangur në çastet e fundit ka qenë gati të ndodhte sot në Mat.
Një video që po qarkullon në rrjet nga banorët e zonës dëshmon momentin, kur rrjedha e lumit merr përpara makinën që drejtohej nga një zonjë.
Janë një grup të rinjësh qëshpëtojnë me mjete rrethanore drejtuesen e mjetit.
Ata kanë arritur që nëpërmjet një litari të futen në ujërat e rrëmbyer dhe të nxjerrin drejtuesen e automjetit.



