Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Freskut në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një person ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij dhe më pas edhe veten. Viktimat janë shtetasit Vehap Cami, 63 vjeç dhe Lulzim Cami, 68 vjeç.
Mësohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin në banesë dhe më pas Vehap Cami ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij Lulzim Cami, e më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrugën “Xhon Belushi”.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes dy vëllezërve, që solli këtë vrasje të dyfishtë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

