Ngjarja tronditëse që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali është makabre .
Një grua 27-vjeçare, Vanessa Ballan, ka vdekur pasi u godit me thikë për vdekje në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos të martën, ngjarja më e fundit në një valë alarmante të femicidit në Itali, kështu shkruan Ansa në vijim të njoftimeve të mëparshme
Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.
Tre muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç. Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket. Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.
Policia ka nisur kërkimet për 41-vjeçarin Bujar Fandaj shtetas kosovar i cili banon në qytetin e afërt Altivole. Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për ndjekje, thanë burimet.

