Hungaria vazhdon të bllokojë në BE ndihma të tjera për Ukrainën. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka vendosur një kusht të premten në samitin e BE: Ai do t’i miratojë ndihmat për Ukrainën, nëse BE livron fondet e bllokuara për Hungarinë. Sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, krerët e 27 vendeve të BE do të takohen sërish për këtë çështje në fillim të vitit, shkruan AFP. “Ne kemi ardhur në përfundimin se më e mira është ta lemë këtë gjë në qetësi njëherë”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte.
DW

