Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubullimë të Lushnjës, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.
Mësohet se viktima është 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa ka arritur që të shpëtojë bashkëshortja e tij, Kristina Koçi. Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarri ka qenë soba me dru e lënë ndezur gjatë natës.
Banesa ka qenë shumë e vjetër dhe është djegur totalisht. Mësohet se viktima është zënë poshtë nga trari i çatisë, i cili ka rënë mbi trupin e të moshuarit gjatë djegies.
Raportohet se çifti nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin bashkëfshatarët
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Foto ilustruese)

