Tre të rinj rreth, identifikuar si Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.
Makina me të cilën udhëtonin, kan thyer parmakët mbrojtës të rrugës dhe ka përfunduar në një kanal.
Duket se të rinjtë s’kanë patur asnjë mundësi që të dalin nga automjeti duke humbur jetën në vend.
Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e ekipit zjarrfikës.
Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.

